Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Reciprociteti është e drejtë e Kosovës

nga Venera Grabanica27 shtator 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me Kryeminstrin Albin Kurti ka thënë se Kosova ka të drejtë plotësisht në çështjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.
Sipas tij, Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është për të ardhur “keq për manovrat teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin sovran të Kosovës”.
Rama theksoi se zgjidhja e vetme e kësaj çështje është dialogu.
“Aplikimi i reciprocitetit është jo vetëm një normë legjitime e Kosovës, por edhe një marrëveshje e arritur me kohë mes dyja Qeverive respektive. Qëndrimi i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, qysh nga çasti i parë që është shfaqur ky konflikt. Kosova është e drejtë dhe pikë. Duhet bërë kujdes me njësinë speciale që të mos kthehet një problem mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtar. Shqipëria e ka bindjen se zgjidhja e vetme është dialogu. Forca e ushtarakëve duhet të ia lëmë forcën e arsyes dhe dijes. I takon kryeministrit dhe Qeverisë se si ta trajtojnë stratetigjikisht këtë situatë delikate, por është një mundësi për të treguar se duhet dialog i barabartë”, ka thënë Rama./21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →