Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Rama: Mundësi me nënshtetësi shqiptare ngre flamurin kuqezi në Beograd

nga Venera Grabanica17 shtator 2022

Shqipëria sot ka arritur një tjetër moment historik, ku është shpallur kampione e botës në sportin e mundjes.
Ishte Zelimkhan Abakarov ai i cili i solli Shqipërisë medaljen e artë nga Kampionati Botëror i Mundjes, i cili u zhvillua në Beograd të Serbisë, përcjell KosovaPress.
Abakarov shënoi fitore në finale ndaj kundërshtarit amerikan, Thomas Gilman me rezultat 7:2, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Pas këtij suksesi fantastik ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd”, shkroi Rama.
Kjo është një tjetër arritje historike e Shqipërisë dhe e sportit shqiptar, ku vjen vetëm disa javë pasi Luiza Gega u shpall kampione e Evropës.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →