Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Rama: Askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë

nga Venera Grabanica28 shkurt 2023
Rama: Askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel.
Rama ka thënë se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tradhti, duke shtuar se ai ka bërë gjënë e duhur të hënën në Bruksel.
Në një postim në Twitter Rama ka shkruar  se Kurti ka hedhur një hap drejt daljes nga kurthi i së djeshmes.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama./21Media 
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →