Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rafuna: Nuk kemi të bëjmë asgjë me politikën, jemi shtëpia e biznesit

nga Venera Grabanica29 maj 2025
Rafuna: Nuk kemi të bëjmë asgjë me politikën, jemi shtëpia e biznesit

(Lajm i përditësuar)

Rafuna: Nuk kemi të bëjmë asgjë me politikën, jemi shtëpia e biznesit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në ”Clik” të RTV21 ka reaguar ndaj deklaratave që sugjerojnë një prapavijë politike pas protestës së bizneseve kundër daljes në tregun e lirë të energjisë.

Rafuna theksoi se protesta është tërësisht e organizuar nga vetë bizneset dhe Oda Ekonomike, pa përfshirje apo koordinim me asnjë subjekt politik.

”Asnjë parti politike nuk e kemi kontaktu për me pas mbështetje, asnjë parti nuk është njoftuar për protestën e sotme nga ne, nuk kemi të bëjmë asgjë me politikën, jemi shtëpi e biznesit, nuk është e drejtë të thuhet se po politizohet”, tha Rafuna.


Rafuna: Pa plan tranzicioni, bizneset po futen në krizë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në ”Click” të RTV21 ka bërë të ditur se një analizë e brendshme me mbi 1,300 kompani anëtare ka nxjerrë rezultate alarmante për të ardhmen e sektorit privat në vend.

Sipas tij, gati gjysma e bizneseve janë në prag të reduktimit të prodhimit dhe largimit të punëtorëve, si pasojë e hyrjes së papërgatitur në tregun e lirë të energjisë.

”Sipas një analize të brendshme që e kemi bërë me biznese, ka dalë që 46.8% të këtyre 1  mijë e 300 kompanive kanë deklaruar se ne kemi me ardhë në situatë me reduktu prodhimin me reduktu numërin e punëtorëve”, tha Rafuna.

Ai tutje ka shtuar se ”Nuk është bërë një plan i mirë i tranzicionit”.


Rafuna-Rizvanollit, ”Oda nuk bën presion, ju selektoni biznese për takim” 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në ”Click” të RTV21 i ka reaguar ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot tha se  Oda Ekonomike po u bënë presion disa bizneseve që të mos mbajnë takime, por të protestojnë.

”Oda ekonomike e Kosovës është institucioni më i vjetër i Kosovës i themeluar me ligj, i ka 18 mijë anëtarë dhe oda nuk ju bënë presion se ata janë struktura e odës. Ne asnjë biznese nuk i është kërkuar mos me shku në atë takim, se ata i selektojnë cilat biznese duhet me qenë aty”, tha Rafuna.


“Bizneset presin zgjidhje”, Rafuna: Kurti solli vetëm fjalë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në ”Click” të RTV21 ka folur për protestën që u mbajt sot kundër daljes së bizneseve në treg të lirë  të energjisë.

”Kryeministri në detyër na thirri në takim dhe pritjtet ishin që ai do të vijë me ndonjë ofertë p zgjedhje, por në takim nuk patë kurfar zgjedhje por vetëm fjalët mbështetëse, unë do të jem me ju”, tha Rafuna.

Ka qenë protestë paqësorre, ka qenë në kordinim të plotë me policinë e Kosovës./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →