Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Qindra korba të ngordhur bien nga qielli, tronditën edhe ekspertët

nga Kaltrina Berila30 shtator 2021

Ekspertët janë të hutuar pasi qindra korba të ngordhur kanë rënë nga qielli.
Fenomenet e çuditshme ndodhën në Ust-Tarka, një fshat në rajonin rus të Oblastit Novosibirsk në Siberinë jugperëndimore.
Sergei Kuzlyakin, mjeku kryesor i departamentit veterinar të Ust-Tarksk, u tha mediave lokale se janë bërë teste për të përcaktuar shkakun e ngordhjes masive të shpendëve.
“Unë kam punuar si mjek që nga viti 1975 dhe kjo është hera e parë që e shoh këtë. Unë jam i tronditur”, tha Dr Kuzlyakin.
Eksperti shtoi se disa prej trupave janë dërguar në Novosibirsk për t’u analizuar në një përpjekje për të gjetur se çfarë ka ndodhur, ndërsa të tjerët janë mbledhur dhe djegur./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →