Qeveria në detyrë, ka miratuar propozimin për rritjen e pagës minimale në sektorin privat.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se nga muaji janar i vitit të ardhshëm do të fillojë rritja e pagës minimale.
“Pagën minimale , me propozim të Ministrisë së Financave, do ta rrisim me dy shkallë. Nga janari i vitit të ardhshëm 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku i vitit 2026, 500 euro”, tha Kurti./21Media










