🇽🇰 Kosova
Qeveria në detyrë mblidhet sot, pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve
nga B G5 qershor 2025
Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Në rend të ditës janë gjithsej 10 pika.
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.
Sot po ashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.









