Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin

nga B G8 mars 2025
Qeveria ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.

Po ashtu në këtë mbledhje, siç njofton Zyra e Kryeministrit, është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.

Në mbledhjen elektronike, është aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.

Po ashtu sipas njoftimit, në këtë mbledhje janë ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin “ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Contructions”.

Ani se nuk është përmendur shuma financiare në këtë njoftim, mësohet se bëhet fjalë për mbi 7 milionë euro.

Gati 20 vjet pas tentativës së dështuar për privatizimin e Hotelit Grand në Prishtinë, shteti i Kosovës ka paguar mbi 7 milionë euro kompanisë Mabco Construction, që fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar në fillim të janarit.

Kjo kompani, në pronësi të Behgjet Pacollit, deputet dhe ish-president i Kosovës, pretendon se i është bërë padrejtësi, pasi ka paguar për aksione të hotelit që nuk i mori kurrë, pati shkruar REL. Ministria e Drejtësisë e Kosovës qe pranuar se do të duhet ta kryejë këtë pagesë, por ka theksuar se “Grandi do të mbetet në pronësi të Kosovës”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →