Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria fillon punën me një minutë heshtje

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 2018

Në nderim të policit që u vra dje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot filloi punën me një minut heshtje në nderim të policit tash më të ndjerë Izet Demaj.

“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minut heshtje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”duke publikuar edhe një fotografi.

Sipas një njofitim nga kryeministria, i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj sot nga ora 09:00 do ta vizitojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Dje në Istog ku mbetën të vrarë dy persona, polici Izet Demaj dhe një grabitës. Sipas policisë një grabitës ka tentuar që të plaçkitë filialin e NLB Banës në Istog dhe në tentim për të ikur nga policia ka shkrepur me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur rëndë Demaj dhe si pasojë e plagëve të marra kishte vdekur.

Lidhur me këtë rast policia mbrëmë ka arrestuar dy të dyshuar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →