Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qetë në veri, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i prezent atje

nga Xh.D11 dhjetor 2022
Qetë në veri, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i prezent atje

Përkundër shpërthimeve dhe të shtënave gjatë natës në afërsi të Zveçanit dhe Zubin Potokut, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës, aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.
Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës, të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik, ndërsa për dallim nga ditët e kaluara, sot vërehet më shumë prezenca e KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.
Pak qytetarë shihen nëpër rrugët e veriut, ndërsa forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierë italianë ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit në këtë qytet.
Ndërkohë, rrugët për Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët./kp

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →