Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PZAP për ankesën e PDK-së: Do të vendosim brenda afatit

nga Gentrita Xhemajli9 janar 2026
PZAP për ankesën e PDK-së: Do të vendosim brenda afatit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa konfirmoi pranimin e ankesës së PDK-së e cila ka kërkuar që të shpallen të pavlefshme votat me postë të cilat janë pranuar pas datës 29 dhjetor 2025.

“Ju njoftojmë se PZAP-i ka pranuar ankesën nga subjekti PDK, dhe se PZAP do të vendosë brenda afateve ligjore të parapara, si dhe i njëjti do të publikohet në web faqen zyrtare të PZAP-it.”, tha PZAP-ja për RTV21.

PDK -ja e cila doli e dyta në zgjedhjet e 28 dhjetorit parashtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të enjten./RTV21

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →