Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Putin thotë se Perëndimi shënoi autogol duke vendosur sanksione

nga Miranda Beqaj18 prill 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vendet perëndimore po shënojnë autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Putin theksoi se kjo gjë ka çuar në përkeqësim të ekonomisë në Perëndim.
Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Më herët Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes video-lidhjes se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë dhe likuiditetin në kushtet e kontraktimit të aktivitetit kreditues edhe pse ulja e normave të bankës qendrore do ta bëjë kreditimin më të lirë./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →