Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin-Erdogan për hetime të paanshme për sulmin kimik

nga Kaltrina Berila13 prill 2017

Mbështeten hetimet për sulmein me armë kimike në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë mbështetur të enjten hetimet për sulmin e javës së kaluar me armë kimike në Siri, të cilat po i kryen Organizata për ndalimin e armëve kimike.

Erdogan në bisedë telefonike ka theksuar se përdorimi i armëve kimike kundër njeriut është krim, thanë burime të afërta me presidentin turk, transmeton Reuters.

Agjencia ruse e lajmeve Tass transmeton kumtesën e Kremlinit, në të cilën thuhet se hetimet duhet të jenë urgjente dhe të paanshme.

Po ashtu, thuhet se Putin dhe Erdogan në bisedë shfaqën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me synim të forcimit të armëpushimit në Siri.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →