Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Publikohet traileri i filmit të Princeshës Diana

nga Miranda Beqaj24 shtator 2021

Është publikuar traileri i parë i plotë i filmit biografik të Princeshës Diana, i titulluar ”Spencer”. Filmi përshkruan mbretërinë e vonë gjatë tre javëve të vitit 1991, ndërsa Diana ishte gati të përfundonte martesën e saj me Princin Charles.
Në trailer-in e parë të publikuar muajin e kaluar, Diana shihet duke u mbyllur në një banjo dhe ka edhe një montazh që portretizon atë duke u ndjekur nga fotografët paparacë, shkruan independent.
Në trailerin e fundit të plotë, Diana shihet duke luftuar për të përballuar në familjen mbretërore ndërsa martesa e saj prishet. Ka edhe skena të portretizuara ku shfaqen fëmijët e saj, William dhe Harry.
Spencer gjithashtu shfaq Jack Farthing si Princi Charles, Timothy Spall luan Nënën Mbretëreshë dhe Sean Harris kuzhinierin mbretëror.
Filmi është drejtuar nga Pablo Larraín dhe shkruar nga Steven Knight./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →