Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pse Rusia synon Donbasin?

nga E.Bullaku20 maj 2022

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi ka tërhequr forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev.
Beteja për qendrën e vjetër industriale të Ukrainës të njohur si Donbas ka të ngjarë të vendosë fatin e pushtimit rus.
Donbasi është kryesisht rusishtfolës dhe Rusia ka folur vazhdimisht për çlirimin e rajonit, shtëpia e dy republikave të vetëshpallura, Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donestskut.
Marrja e rajonit do t’i lejonte Moskës të hapte një urë tokësore përgjatë bregut jugor në kufirin rus dhe të kontrollonte furnizimin me ujë në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në 2014, përcjell rtv21.tv
Forcat ruse po përpiqeshin gjithashtu të rrethonin trupat e Ukrainës në rajon. Rreth 40 mijë nga ushtarët më të fortë dhe me përvojë të Kievit janë të vendosur në Donbas dhe humbja e tyre do të ishte një goditje e rëndësishme për përpjekjet luftarake të Ppresidentit Volodymry Zelensky.
Por ditët e fundit, siç raporton BBC, analistët ushtarakë thonë se përpjekjet kanë rënë, pasi trupat ruse janë detyruar të kthehen nga qyteti i Kharkiv drejt kufirit rus./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →