Nexhat Llumnica nga BSPK, para protestës së paralajmëruar për sot nga kjo sindikatë, në emisionin “Për ditë të mbarë”, në RTV21 foli sa i përket kësaj proteste.
Ndërsa theksoi kërkesat e tyre për rritje pagash, tha se një gjë e tillë duhet të bëhet për shkak të inflacionit
Ai po ashtu ngriti pyetjen se pse qeveria po deklaron ngritje ekonomike ndërkohë nuk po i rrit pagat.
Llumnica po ashtu shprehi shqetësimin se pse qeveria nuk po tregohet e gatshme që të negociojë me punëtorët./21Media









