Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

PS me 187.123 vota më shumë se sa PD

nga RTV2126 qershor 2017

Numërohen më shumë se gjysma e votave  në Shqipëri

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave  në Shqipëri dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh.

Sipas rezultateve deri në orën 16:19, PS ka marrë 456,063 vota ose 47.89 %, ndërsa, vota më pak ka PD. Sipas rezultateve PD ka marrë 43 mandate deputetësh me 268,940 vota ose 28.24 % të votave.

LSI ka marrë 18 mandate deputetësh me 137,299 vota ose 14.423 %. PDIU ka marrë mandate deputetësh 4 me 43,939 vota ose 4.61 %.

Përndryshe deri në këtë kohë janë numëruar 3287 nga 5362 sa janë gjithsejtë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →