Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Protestë kundër zhurmës së kafiterive në Prishtinë

nga RTV2121 janar 2019

Sipas protestuesve, komuna nuk po ndërmerr asgjë

Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë, sot nga ora 10:30 protestojnë kundër zhurmave të larta që u bëjnë kafiteritë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Banorja e kësaj lagjeje dhe njëra nga aktivistet që në vazhdimësi bën përpjekje për t’u ndalur zhurma në këtë lagje, Violeta Geci Laamanen ka njoftuar për kp, se në protestë do të dalin banorët e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Nurije Zeka”.

Ajo ka thënë se dy kafiteri po e prishin rendin dhe qetësinë publike, duke e thyer ligjin dhe duke i terrorizuar banorët deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Policia është e vetmja, e cila reagon ndaj thirrjeve të banorëve, gjersa institucionet përgjegjëse, Komuna dhe Inspektorati Komunal, nuk ndërmarrin absolutisht asgjë, madje refuzojnë kërkesat tona për takime”, ka thënë ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →