Sot, në qytetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë realizuar protesta, ku prindërit të organizuar shprehën pakënaqësinë ndaj reformave në arsim, me të cilat parashihet digjitalizimi i librave shkollor.
“Do të shkojmë në referendum të detyrueshëm, dhe jo konsultativ dhe do t’i shohim qëndrimet dhe mendimet e të gjithë qytetarëve”, thanë protestuesit në Shkup, raporton TV21.
Në Kërçovë, është alarmuar për mungesën e kushteve të familjeve për të siguruar aparaturë IT për fëmijët e tyre./TV21









