Protesta në Tiranë, hidhet molotov drejt bashkisë, rrezikohet jeta e efektivëve
(Lajm i përditësuar)
Protesta në Tiranë, hidhet molotov drejt bashkisë, rrezikohet jeta e efektivëve
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” së bashku me opozitën po zhvillojnë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Njësoj si herët e tjera protesta është shoqëruar me tensione, pasi në drejtim të bashkisë është hedhur molotov.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” së bashku me opozitën po zhvillojnë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Njësoj si herët e tjera protesta është shoqëruar me tensione, pasi në drejtim të bashkisë është hedhur molotov.
Në një moment molotovi rrezikon jetën e efektivëve të cilët përpiqen që të fikin zjarrin. Ky është tubimi i nëntë, që bëhet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj e për të cilin demokratët e “Rithemelimit” dhe Partia E Lirisë, kërkojnë largimin nga detyra.
Forca të shumta policie rrethuan godinën e bashkisë, ndërkohë që edhe sot protestuesit hodhën bomba molotov dhe sende të tjera. Opozita e akuzon Erion Veliajn për përfshirje në korrupsion, pas arrestimit të disa prej drejtorëve më të rëndësishëm të bashkisë, në dosjen e njohur si “5 D”
Protesta para bashkisë së Tiranës, policia prezanton planin e masave, rrugët që do të bllokohen
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” do të zhvillojë sot protestën e radhës para bashksië së Tiranës, në orën 10:00.
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime./vizionplus.tv










