RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Promovohet libri “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”

nga Xh.D9 qershor 2022

Në 95 vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja, në Akademinë e Artit në Tiranë u promovua libri monografik ”Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”.
Ky libër i autorit Vasil Sofokli Tole, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ngërthen në vete trashëgiminë artistike që Çesk Zadeja la pas vetes, ndërsa përmban të dhëna historike, familjare kushtuar jetës dhe veprimtarisë së kompozitorit, po asntu një përmbledhje të veprave të tij.
Në këtë ceremoni përkujtimore, kompozitori Çesk Zadeja po ashtu u vlerësua me titullin “Nder i akademisë”, për kontributin që ka dhënë në muzikë.
Përurim i librit u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin, kryetari i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Skender Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë, Mehmet Kraja, nënkryetari i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Vasil Sofokli Tole, këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli, studiues, kompozitorë e artdashës./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →