Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Projektligji i pagave, Nagavci thotë se kategoritë e punëtorve të arsimit janë trajtuar me kujdes

nga B G18 gusht 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.
“Ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi. Ndër të tjera, Projektligji i pagave sjell: Koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve. Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët. Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale. Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore. Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.” tha Nagavci.
Ajo tutje deklaroi se angazhimi i të gjithëve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë proceduar në konsultime paraprake projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.
Sipas njoftimit, projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Ndërkaq, projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →