Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Prizreni miraton buxhetin e vitit 2020

nga Kaltrina Berila10 tetor 2019

22 vota për

Kuvendi Komunal i Prizrenit, ka miratuar buxhetin e vitit 2020 dhe parashikimin buxhetor për vitet 2021 dhe 2022.

Sipas njoftimit të komunës, kjo pikë e rendit të ditës u votua unanimisht nga anëtarët prezentë të Kuvendit me 22 vota për.

“Në këtë mbledhje u propozua që të hiqen pikat e tjera të rendit të ditës dhe të shqyrtohet për t’u miratuar vetëm pika e pestë për buxhetin e Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e datës 25 shtator kishte dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →