Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pritje të gjata në dalje të Merdares

nga Xh.D21 gusht 2022

Edhe sot po vazhdojnë kolonat e pritjet e gjatë në dalje të pikës kufitare në Merdarë
Bashkëatdhetarët po presin afër 1 orë e 20 minuta për të dalur dhe janë krijuar kolona rreth 700 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e gjata janë regjistruar edhe te Dheu i Bardhë.
Ndërsa, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet në hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta. Kurse, në dalje nga një orë.
Sa i përket pikave tjera kufitare, fluksi i daljes është më i vogël. Kryesisht hyrja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa dalja është 5 deri në 10 minuta./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →