Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Prishtina uron Ballkanin për titullin e kampionit të Kosovës

nga Venera Grabanica20 maj 2023
Prishtina uron Ballkanin për titullin e kampionit të Kosovës

Me humbjen e Dritës nga Malisheva, skuadra e Ballkanit edhe zyrtarisht u shpall kampione e Superligës së Kosovës.

Në anën tjetër, punën e titullit Ballkani e mbylli me fitoren e sotme 2:0 ndaj skuadrës së Ferizajt.

Për Ballkanin ky është titulli i kampionit i dytë me radhë, pasi që e fitoi edhe sezonin e kaluar 2021/22, raporton KosovaPress.

Tani, skuadra e Prishtinës e ka uruar Ballkanin për titullin e kampionit të edicionit 2022/23.

“FC Prishtina uron FC Ballkanin për titullin e kampionit të Kosovës në edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligë.

Klubi kryeqytetas i deshiron suksese në arenën ndërkombëtare ekipit nga Suhareka”, shkruante në postimin e Prishtinës.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →