Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve

nga Kaltrina Berila18 prill 2017

Sot shënohet Dita e dëshmoreve të Komunës së Prishtinës

Për shënimin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët.

Aktivitetet fillojnë me homazhe tek varret e dëshmorëve në ‘Velani’, për të vazhduar me homazhe te përmendorja e Zahir Pajazitit dhe shtatorja e Skënderbeut. Po ashtu do të bëhen homazhe tek varret e të gjithë të rënëve në Komunën e Prishtinës.

Gjatë ditës do të ketë edhe një aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut, po ashtu organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët.

Ushtria policia dhe paramilitarët serb në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →