RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Prishtina mposht Ballkanin dhe fiton Superkupën e Kosovës

nga Kaltrina Berila20 janar 2024
Prishtina mposht Ballkanin dhe fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina e ka fituar për herë të 11-të në histori trofeun e Superkupës së Kosovës.

Në finalen e këtij viti, Prishtina triumfoi ndaj Ballkanit.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Mardan Palace Stadium”, në Aksu të Antalisë, përfundoi me rezultatin 1:2.

Egzon Sinani shënoi në minutën e 9 dhe Leotrim Kryeziu në të 46.

Ndërkaq, golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Krenar Dulaj  në minutën e 79.

Për Prishtinën është ky trofeu i 30-të në histori të klubit, përfshirë edhe 11 tituj të kampionit, si dhe 8 Kupa të Kosovës.

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Më të fundit

Të gjitha →