Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Prishtina-Drita provojnë forcat në “Fadil Vokrri”

nga Egzona Mehmeti5 dhjetor 2021

Xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me tri ndeshje shumë interesante ku vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, nga ora 13:30.
Kampioni aktual Prishtina po kërkon ngjitjen në tabelë dhe opsioni i vetëm për të vazhduar në këtë rrugë është fitorja ndaj skuadrës gjilanase.
Katër pikë është diferenca aktuale ndërmjet këtyre dy skuadrave në pikë në të mirë të Dritës.
Në dy sfidat tjetra të xhiros së 17-të do të ballafaqohen Dukagjini me Llapin dhe Ulpiana me Feronikelin. Këto dy ndeshje do të fillojnë nga ora 13:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →