RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Presidenti sirian vlerëson pushtimin rus në Ukrainë

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2022

Në një bisedë telefonike me Vladimir Putin të premten, presidenti sirian Bashar al-Assad vlerësoi pushtimin e Ukrainës nga homologu i tij rus si një “korrigjim të historisë”, thuhet në një deklaratë nga presidenca siriane.
Dhe Assad dënoi “politikën destabilizuese të SHBA-së dhe NATO-s, e cila çoi në një degradim serioz të situatës në Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Kremlinit, transmeton rtv21.tv.
Putin mbështeti në mënyrë thelbësore forcat qeveritare pro-Asad gjatë luftës civile të Sirisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →