Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Presidenti kroat: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

nga Kaltrina Berila30 maj 2023
​Presidenti kroat: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur.Ai ka komentuar situatën në veri të Kosovës derisa ka theksuar se duhet ndaluar së përsërituri “Kosova është Serbi”.

“Jo vëlla, është punë e kryer”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se fatkeqësisht disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai, raporton Index.hr.

Ai ka deklaruar se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, ai u ka bërë thirrje vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

“Por kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, ka thënë ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →