Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Presidenti Ademi bën homazhe te varri i Lennart Johansson

nga B.K9 tetor 2021


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK), Agim Ademi, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, në shenjë falënderimi për ndihmën që ish-kreu i futbollit evropian i dha futbollit kosovar në periudhën kur ende ishte i izoluar.
Presidenti Ademi në vitin 2006 e realizoi vizitën e parë tek presidenti i atëhershëm i UEFA-s së bashku me Albert Bunjakin dhe e shtroi kërkesën dhe nevojën për ndihmë të futbollit kosovar nga institucioni i futbollit evropian.
“Nga ajo vizitë ndryshojë qasja e Federatës suedeze dhe e UEFA-s, pasi Johansson e kuptoi drejt gjendjen e futbollit kosovar dhe nga aty nisi bashkëpunimi me FFK-në, falë konstruktivitetit dhe mbështetjes së presidentit Lennart Johansson dhe Suedisë, si vend mik dhe përkrahës i Kosovës në çdo sferë”, ka shkruar FFK./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →