Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenca reagon për një foto të manipuluar të Osmanit në rrjete sociale

nga Gentrita Xhemajli8 dhjetor 2025
Presidenca reagon për një foto të manipuluar të Osmanit në rrjete sociale

Presidenca e Kosovës, ka dalë me reagim rreth një fotografie të manipuluar që po qarkullon në rrjete sociale, ku fotoja e presidentes, Vjosa Osmani, është montuar në një foto ku shihen kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe kryediplomati i Serbisë, Marko Gjuriq.

Në reagimin e Presidencës thuhet se ky montazh është ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani.

Ky institucion i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprime.

“Përdorimi i materialeve të rreme për ta goditur Presidenten është jo vetëm i ulët, por edhe i rrezikshëm. Këto tentime për përhapje të dezinformatave nuk janë të rastësishme dhe janë pjesë e një fushate të mirë-organizuar që synon të baltosë Presidenten e Republikës. Presidentja Osmani ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetësisë, sovranitetit dhe dinjitetit të Kosovës dhe asnjë foto e rreme nuk mund ta zbehë këtë.

U bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit”, thuhet në reagim.

Në fund theksohet se përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →