Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Polonia i dhuron Ukrainës katër tanket e para gjermane “Leopard 2”

nga Venera Grabanica24 shkurt 2023
Polonia i dhuron Ukrainës katër tanket e para gjermane “Leopard 2”

Polonia ka dorëzuar katër tanket e para Leopard 2 në Ukrainë dhe do të dërgojë të tjera së shpejti.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se vendi i tij ka dorëzuar tanket e para Leopard në Ukrainë.
Duda, duke folur në fjalën e tij hapëse në një takim të këshillit të sigurisë kombëtare në Varshavë, ka thënë se është i lumtur që Polonia është vendi i parë që ia ofroi tanket e avancuara Ukrainës, raportoi The Guardian të premten.

Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Müller, konfirmoi se tanket e para Leopard nga Polonia kishin shkuar te fqinjët në Ukrainë.
Polonia i ka premtuar Ukrainës 14 tanke “Leopard 2” të prodhimit gjerman. Ishte e paqartë se sa tanke janë dorëzuar.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, ndodhet në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë./21Media
ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →