Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Policia rumune gjen 91 migrantë në kamion

nga B G27 qershor 2017

Policia kufitare rumune sot ka gjetur 91 migrantë nga Iraku dhe Siria në një kamion, i cili zyrtarisht thuhej se po transportonte pjesë për automjete

Me këtë rast, policia ka gjetur 44 burra, 18 gra dhe 29 të mitur, të moshave dy deri në 17- vjeç.

Migrantët i thanë policisë se janë përpjekur të hyjnë në zonën e Shengenit, transmeton KosovaPress.

Policia ka ndalur kamionin me regjistrim turk në kalimin kufitar me Hungarinë, shkruan AP.

Shoferi i kamionit i ka thënë policisë se nuk e di se kanë mund të hyjnë migrantët në kamionin e tij.

Migrantët tani janë nën hetime për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht, ndërsa shoferi i kamionit është po ashtu nën hetime për shkak të bashkëpjesëmarrjes.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →