Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e personit të dyshuar për zjarrvënie

nga Gentrita Xhemajli29 korrik 2025
Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e personit të dyshuar për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarët për lokalizimin e një personi i dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tij.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar. Personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →