Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Prishtinë

nga Venera Grabanica30 nëntor 2023
Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së një gruaje mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë e ndjera në momentin kritik ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në veturë.

Sipas policisë, një person i panjohur dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri, ku mbeti e vrarë një grua.

“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh.

Më tej, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →