Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në afërsi të Ujmanit

nga Venera Grabanica10 dhjetor 2022
Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në afërsi të Ujmanit

Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se është sulmuar në tri raste të ndryshme me armë zjarri nga grupet që ajo i ka quajtur kriminale në rrugën që të çon në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak. Por sulme, sipas informacioneve të Policisë, ka pasur edhe në disa lokacione të tjera.

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut. Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thekson se deri tani nuk ka informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →