Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës: Procesi i votimit në veri kaloi qetë dhe pa incidente

nga Venera Grabanica21 prill 2024
Policia e Kosovës: Procesi i votimit në veri kaloi qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi i votimit për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave, në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente.

Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të votimit ishin angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë.

“Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me procesin e votimit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, i cili u mbajt sot me 21 prill 2024, proces ky i cili vlerësuar në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente deri në mbylljen e qendrave të votimit”, njofton Policia e Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →