Po vazhdojnë deri në pesë orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përveç Merdarës, pritje ka te Dheu i Bardhë të cilat janë 40 minuta dhe në Mutivodë e që janë deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta për të hyrë e për të dalë nga vendi.











