Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Pesë milionë euro ndihmë për “Trepçën”

nga Kaltrina Berila14 mars 2019

Një shtytje për “Trepçën”

Ndërmarrja “Trepça” është ndihmuar me rreth 5 milionë euro, këtë e bëri të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Lluka përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja e parë për ndihmë financiare për “Trepçën”.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për Trepça si shoqëri aksionare. Shuma e ndihmës është afër 5 milionë EUR dhe ka për qëllim ti jep një shtytje Trepçës si tërësi”, ka shkruar ministri.

Në anën tjetër, punëtorët e Ndërmarrjes “Trepça”, e cila para një jave është regjistruar si Shoqëri Aksionare, nuk kanë marrë ende pagat e tyre për muajin shkurt. Në shenjë revolte për shkak që ende nuk i kanë marr pagat tyre, punëtorët e “Trepçës” sot kanë bojkotuar punën duke u kthyer në shtëpitë e tyre./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →