Katër të lënduar
Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në një incident me thika mbrëmë në rrugën “Metë Berisha”, në Pejë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Nga ky incident, i cili ka ndodhur rreth orës 20:00, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa dy të tjerë në QKUK.
Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku për 21Media ka bërë të ditur se gjendja e tyre është stabile./21Media










