Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Përfundojnë xhirimet e filmit “Hana”

nga B.K6 qershor 2023
Përfundojnë xhirimet e filmit “Hana”

Përfunduan xhirimet e filmit të gjatë “Hana”, film ky që trajton dhimbjen më të madhe të luftës së fundit, dhunimin seksual të rreth 20.000 grave shqiptare nga militarë dhe paramilitarë serb.

Një njoftimin nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) thuhet se filmi “Hana” trajton mbi të gjitha shërimin e grave tona nga trauma e akumulluar mbi 20 vite të cilat e përjetojnë shërimin duke u ballafaquar edhe njëherë me ngjarjen e tyre nëpërmjet Art-it si formë e Art Terapisë.

Filmi “Hana” u realizua nga shtëpia filmike “Ajo Pictures” me regjisor: Ujkan Hysaj, skenarist: Fadil Hysaj dhe producent: Kushtrim Koliqi.

Xhirimet e filmit filluan me 24 prill 2023 dhe përfunduan me 4 qershor 2023, duke përfshirë kështu 26 ditë xhirime./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →