RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Përballje të vështira për Barcelonën e Real Madridin në Kupën e Mbretit

nga B.K20 janar 2023
Përballje të vështira për Barcelonën e Real Madridin në Kupën e Mbretit

Sot është hedhur shorti në Kupën e Mbretit, ku kemi mësuar çiftet e çerekfinales së këtij edicioni.
Shorti i sotëm ka prodhuar përballje tejet të vështira për Barcelonën e Real Madridin.
Barcelona do të përballet me skuadrën e Real Sociedadit, kurse Real Madridi e pret në shtëpi Atletico Madridin.
Po ashtu, ndeshje interesante do të jenë edhe ato mes Valencias e Athletic Bilbaos dhe Osasunas e skuadrës së Sevillas.
Ndeshjet do të zhvillohen më datat 24, 25 dhe 26 janar. Ndeshja e parë e gjysmëfinales luhet më 8 shkurt ndërsa ajo e kthimit më 1 mars, kurse finalja zhvillohet më datën 6 mars.
Shorti i çerekfinales në Kupën e Mbretit:
Real Madridi – Atletico Madridi
Osasuna – Sevilla
Valencia – Athletic Bilbao
Barcelona – Real Sociedad.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →