Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK-Qeverisë: Veprimet ndërmerrni në koordinim me partnerët ndërkombëtar

nga B G26 maj 2023
PDK-Qeverisë: Veprimet ndërmerrni në koordinim me partnerët ndërkombëtar

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të vlerësojë situatën e sigurisë në veri dhe veprimet t’i ndërmarrje me aleatët ndërkombëtarë.

PDK-ja ka dënuar tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirigjuara nga Serbia. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare.

Ky subjekt politik vlerëson se përshkallëzimi i situatës nuk i sjell asnjë dobi Kosovës.

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →