Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pasi tregoj se do të hyjë në politikë, Selmanaj flet për koalicionet

nga RTV2116 maj 2017

Driton Selmanaj ka folur rreth koalicioneve në vend

Analisti, Driton Selmanaj në “Click” të RTV21 duke folur rreth koalicioneve të partive në vend ka thënë se koalicionet në vend po ndërtohen mbi bazën se sa janë të përafërta programet e tyre.

Selmanaj po ashtu tha se nëse i shikoni programet e Alternativës, LDK dhe AKR-së i shifni se sa të përafërta janë, shkruan rtv21.tv

Analisti po ashtu tha se LDK e cila kishte përceptimin që ka rënë në përqindje pas koalicionit me PDK, pas mënyrës së rrëzimit të Qeverisë kjo punë iu kthye në benefit pasi që për një kohë të vogël ajo u bë qendër graviteti për partitë në vend dhe njerëzit jashtë.

Ndryshe Driton Selmanaj sot në emisionin “Click” ka treguar se do t’i futet politikës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →