Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Pas medaljes, Dua Lipës i dhurohet edhe çifteli

nga B G10 gusht 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa qëndroi për disa ditë në Prishtinë me rastin e festivalit “Sunny Hill”.
Përveç dashurisë së madhe që mori nga fansat, Duas po ashtu iu dha titulli Ambasadore Nderi e Kosovës, nga presidentja Vjosa Osmani . Kjo për fakti se këngëtarja po kontribuon në promovimin e Kosovës në botë, duke mos harruar asnjë herë rrënjët dhe traditën, shkruan portali rtv21.tv
E kur jemi te tradita, Dua mori edhe një dhuratë tjetër të çmueshme,  çiftelinë të cilin ia dhuroi mjeshtëri i këtij instrumenti, Fatmir Makolli.
“09.08.2022, Prishtinë. Rastisi që në datëlindjen time, të kem edhe nji privilegj dhe kënaqësi, yllit botërorë të muzikës, DUA LIPA, t’i dhuroj një çifteli.”, shkroi Makolli në Facebook ku publikoi fotografi duke ia dhuruar çiftelinë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →