Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Pas Gjermanisë edhe disa shtete në proces të njohjes së pantentë shoferëve të Kosovës

nga B.K11 shkurt 2022


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se njohja e patentë shoferëve nga Gjermania është lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës në Gjermani.
Sveçla ka thënë se ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre të palodhshme, si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania.
“Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më parë. Marrëveshja sipas legjislacionit në Republikën Federale të Gjermanisë ka marrë aprovimin e të gjitha landeve dhe patent shoferët do të njihen në tërë Gjermaninë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai tutje ka theksuar se këtë javë kanë marrë aprovimin e Qeverisë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë, teksa bëri të ditur se janë në proces me Italinë e Austrinë. “Natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë”.
Gjermania tashmë njeh pantentë shoferët e Republikës së Kosovës. Bundesrat-it gjerman sot ka votuar pro konvertimit të patent shoferëve në seancën plenare të Bundesrat-it që u mbajt sot./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →