RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Pas Araujos, edhe Xavi ndëshkohet me karton të kuq

nga Venera Grabanica16 prill 2024
Pas Araujos, edhe Xavi ndëshkohet me karton të kuq

Barcelona ka mbetur pa trajnerin Xavi Hernandez dhe mbrojtësin Ronald Araujo në fushë në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain sonte në “Camp Nou”.

Araujo u ndëshkua me karton të kuq qysh në pjesën e parë, duke e lënë Barçën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 29’.

Ndërkaq, me karton të kuq tani u ndëshkua edhe trajneri Xavi, pasi besohet t’i ketë thënë gjyqtarit të ndeshjes “Puta di madre”.

Xavi ndëshkohet në minutën e 56’ me karton të kuq, dhe videon e gjeni më poshtë.

🚨🚨| RED CARD TO XAVI!!!!pic.twitter.com/IyWNiYL0ll

— CentreGoals. (@centregoals) April 16, 2024

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →