Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pacolli: Nuk dështuam në procesin e njohjeve

nga B.K10 dhjetor 2019

Pacolli: Njohjet nuk janë tërhequr

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ministria që ai e drejton nuk ka dështuar në sjelljen e njohjeve për Kosovën.

Ai gjithashtu ka mohuar se disa shtete sikurse pretendon Beogradi zyrtar të kenë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dështuar, e dini mirë. Njohjet nuk janë tërhequr. Është tani e dinjitetshme që ne të kryejmë edhe një punë dhe t’i tregojmë botës se Kosova nuk është vend i krimeve, Kosova nuk ka bë krime ndaj askujt, por Kosova ka qenë viktimë e një gjenocidi të paparë”, tha ai në një konferencë për media.

Ndryshe, Behgjet Pacolli deklaroi sot se do t’i dorëzojë në Prokurori 10 mijë faqe dokumente, ku tregohet për krimet e Serbisë në Kosovë, gjatë kohës së luftës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →