Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Silanovskan: Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur

nga RTV21 Portal9 maj 2024
Osmani uron Silanovskan: Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropiane, duke shtuar shtuar se mezi pret që të punojë me Silanovskan “për të arritur këtë qëllim të përbashkët”.

“Urime për Gordana Silanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe që u bë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për ta arritur këtë qëllim të përbashkët dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./21Media

Congratulations to @gogamkd on her electoral victory in North Macedonia, and for becoming the country’s first woman president.

Kosovo and North Macedonia enjoy excellent neighborly relations and share a strong commitment to Euro-Atlantic integration. I look forward to working…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 9, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →